Protestat me kërkesën për dorëheqje të kryeministres së Bangladeshit, Sheikh Hasina, Pamje nga një video e AP-së
Marsh anti-qeveritar pas fundjavës me 100 protestues të vdekur
Protestuesit anti-qeveritarë në mbarë Bangladeshin planifikojnë të mbajnë sot një marsh në kryeqytetin Daka pas fundjavës me dhunë që mori jetën e dhjetëra personave, derisa ushtria shpalli orë policore për një periudhë të pacaktuar dhe autoritetet ndalën valët e internetit dhe celularëve në përpjekje për ta frenuar pakënaqësinë, raporton AP.
Së paku 95 persona janë konfirmuar të vdekur, përfshirë së paku edhe 14 policë , gjatë përleshjeve në kryeqytet të dielën, ka bërë të ditur gazeta e përditshme vendase, “Prothom Alo”. Qindra të tjerë janë plagosur.
Demonstratat nisën me studentët që po kërkonin t’i jepej fund sistemit me kuota për vendet e punës në Qeveri, por përleshjet me policinë dhe aktivistët pro-qeveritarë u përshkallëzuan në dhunë dhe lanë më shumë se 200 të vdekur deri tani. Kjo shkaktoi porotesta të tjera dhe liderët opozitarë i bën thirrje kryeministrja Sheikh Hasina të jepte dorëheqje, duke ndikuar në shtrirjen e demonstratave të mbarë vendin.
Ushtria nisi të dielën mbrëma zbatimin e orës policore dhe mori kontrollin e ndërtesave kryesore të qeverisjes në Dakë dhe rrethinë. Edhe Qeveria më parë kishte vënë orë policore në disa përjashtime në Dakë dhe gjetiu.
Qeveria ka bërë të ditur se do të jenë ditë pushimi nga e hëna deri të mërkurën. Gjykatat do të mbyllen deri në një vendim tjetër. Është ndërprerë interneti në celular, përderisa janë bërë të paqassshme edhe aplikacionet e “Facebook” dhe ato për këmbime mesazhe, përfshirë “WhatsAppin”.
Hasina ka thënë se protestuesit të cilët janë përfshirë në “sabotazh” dhe shkatërrim më nuk do të konsiderohen studentë, por kriminelë. Ajo ka thënë gjithashtu njerëzit duhet të përballen me ta duar të hekurta.
Partia në pushtet Lidhja Avami ka thënë se kërkesa për dorëheqjen e saj ka treguar se protestuesit janë organizuar nga partia më e madhe opozitare, Partia Nacionaliste e Bangladeshit dhe partia tashmë e ndaluar “Jammat-e-Islami”.
Së paku 11 mijë persona janë arrestuar në javët e fundit. Trazirat rezultuan edhe me mbylljen e shkollave dhe universiteteve të mbarë vendin, dhe në një moment autoritetet vunë orë policorë që ua lejonte forcave të rendit vrasjen e kujtdo që nuk do të respektonte urdhrin për të mos dalë jashtë shtëpive./AP
Përgatiti: Rexhep Maloku – KALLXO.com