Mars 2022, rreth 25,700 familje përfituan nga skema e ndihmës sociale
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për muajin mars 2022.
Sipas të dhënave të ASK-së, gjatë muajit mars nga skema sociale kanë përfituar rreth 25,700 familje.
“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit mars 2022: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 736 familje me gjithsej 101 856 anëtarë dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 682 familje”, thuhet në raportin e ASK-së.
ASK ka publikuar numrin e përftuesve nga skema e pensioneve në bazë të moshës, kontributpaguesve të moshës, pensionet familjare dhe ato invalidore.
“Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 148 196 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 49 757 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 477 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 68 përfitues”, thuhet në publikimin e ASK-së.
Përfitues nga skema sociale janë edhe pensionet e Trepçës, Trupat Mbrojtës të Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.
“Nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 964 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 237 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 636 përfitues”, njofton ASK.
“Nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 733 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17 584 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 741 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 239 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës janë 37 006 përfitues”, shpjegohet tutje në publikimin e ASK-së.
Sipas ASK-së, gjatë muajit mars të këtij viti nuk është raportuar asnjë fëmijë i braktisur.
Këtu gjeni të plotë publikimin e ASK-së.