Foto: Ilustrim
Marrje e ryshfetit, policia jep detaje për arrestimin e doktorit
14.7.2021 - 10:01
Dje gjatë ditës, KALLXO.com raportoi për arrestimin e një doktori në Ortopedi për marrje ryshfeti.
Sot, në raportin 24 orësh, forcat e rendit kanë dhënë detaje në lidhje me rastin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti përkatës është zënë në flagrancë duke kërkuar dhe pranuar ryshfet nga një qytetar lidhur me kryerjen e ekspertizës mjekësore që i dyshuari ka qenë i obliguar ta kryej në bazë të aktvendimit të gjykatës dhe vendimit për caktim të ekspertit nga SHSKUK-ja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Arrestimi i doktorit në Ortopedi u bë pas raportimit të KALLXO.com
www.kallxo.com