Marrëveshja LDK- NISMA gati, Mustafa thotë se nuk e di vendndodhjen e Behgjet Pacollit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka dekalruar se sot do të nënshkruajnë koalicionin me Nismën Socialdemokrate dhe partitë e tjera jo-shmicë.

“Sot kemi vetëm ta nënshkruajmë sepse është finalizuar [marrëveshja] me zotin Limaj, me partitë që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë, jo-serbe”, tha ai para gazetarëve.

Sa i përket AKR-së, Mustafa tha se janë marrë vesh që ata ta kenë vendin e vet në Qeveri.

“Meqenëse z.Pacolli nuk është i qasshëm, ne nuk kemi arrit të ulemi. Kemi komunikuar përpara me të dhe mbetet më vonë që ta zgjidhim edhe përfaqësimin e tyre sa i përket ministrisë dhe pozitave të tjera politike në qeveri”, tha kreu i LDK-së.

Mustafa tha se nuk e di nëse deputeti i AKR-së Behgjet Pacolli gjendet në Kosovë.