Foto: Zyra e Presidentes

Marrëdhëniet Kosovë-Britani e Madhe, temë e takimit të presidentes me deputetin britanik Vickers

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e kryeministrit britanik për tregtinë për Ballkanin Perëndimor, deputetin Martin Vickers.

Sipas një komunikatë të Zyrës së Presidentes, në takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, të cilat u vlerësuan të shkëlqyeshme me mundësinë e thellimit të mëtejme të tyre,

Presidentja Osmani ka vlerësuar ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke shfaqur shpresë për intensifikimin e saj.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka shfaqur gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë dhe mbrojtjes. Sipas saj është mirë që lidhjet historike ndërmjet dy shteteve të zbërthehen në mundësi ekonomike”, citohet të ketë thënë ajo.

“Më tej, Presidentja i ka bërë të ditur deputetit Vickers se  institucionet kosovare kanë bërë përparim në sundimin e ligjit dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për investitorët e huaj”, thuhet tutje në njoftim.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka pritur sot në takim deputetin e Parlamentit Britanik njëherësh i dërguar i kryeministrit për Tregti në Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers.

Deputeti britanik, Vickers konfirmon vazhdimin e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën