FOTO: Ilustrim

Marokeni arrestohet në Gjilan për vjedhje

Policia në rajonin e Gjilanit, gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person të dyshuar, shtetas maroken.

Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit është bërë dje rreth orës 09:40, në rrugën “Zija Shemsiu”, në Gjilan.

Në njoftim thuhet se i dyshuari është arrestuar nën dyshimet se në dy vende të ndryshme ka vjedhur një pallto dhe një telefon celular.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.