Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri malazez Dushko Markoviq - Foto: Facebook

Markoviq Sot do Takohet me Thaçin dhe Veselin

Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq sot vazhdon takimet me udhëheqës të Kosovës.

Markoviq do të takohet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ndryshe Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka arritur dje në Kosovë për një vizitë zyrtare. Ai dje është takuar e kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.