Marko Gjuriq sot në Veri

Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të vizitojë sot Mitrovicën Veriore.

KALLXO.com merr vesh se vizita po realizohet për festën e “Shën Mitrit”, që e shënon nisjen e dimrit.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

“Sot Marko Gjuriq vjen në Veri per shkak të një feste. Gjithçka është zyrtare, atij i është aprovuar kërkesa për vizitë në Veri “, tha ai për KALLXO.com

Mediat serbe po ashtu kanë raportuar për këtë vizitë.

Ministria e Punëve të Jashtme deri më tani nuk është përgjigjur lidhur me itinerarin e vizitës së Gjuriqit.