Marko Gjuriq emërohet ambasador i Serbisë në SHBA

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është emëruar ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportoi të enjten B92.

Vendimi për emërimin e Gjuriqit në këtë pozitë është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë së Serbisë.

B92 raporton se në këtë mbledhje është liruar nga detyra e shefit të Zyrës për Kosovën, pozitë të cilën e mbante që nga viti 2014.