Arrestimi i Mario Millosheviq nga Policia e Kosovës, Foto: FOS Media/ Uprava policije/Standard

Mario Millosheviq, i dyshuar për vrasje të rëndë, ekstradohet në Mal të Zi

Është ekstraduar nga autoritetet malazeze, Mario Millosheviq, i kërkuar ndërkombëtarisht për vrasje të rëndë mbajtje të paautorizuar të materialeve plasëse.

Millosheviq është arrestuar vitin e kaluar në Prishtinë, së bashku me tre persona të tjerë nën dyshimet për kryerjen e veprave penale, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge lidhur me kërkesën ndërkombëtare nga INTERPOL.

Lajmin për ekstradim e ka bërë të ditur vetë Ministria e Drejtësisë.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se Millosheviq ka qenë i kërkuar nga autoritetet malazeze.

“Falë punës që kemi bërë si Ministri e Drejtësisë në rrafshin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, sot më datë 5 nëntor 2019, është realizuar me sukses ekstradimi i njërit nga personat më të kërkuar nga Mali i Zi, i dyshuari Mario Miloseviç, shtetas i Republikës së Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

MD në njoftim ka përmendur edhe se bashkëpunimi me organet e pavarura të sundimit të ligjit si dhe përkushtimi për të vendosur para përgjegjësisë secilin person të dyshuar, e ka bërë Kosovën një vend primar në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe një vend të pasigurt për kriminelët.

“Në saje të përkushtimit në luftën ndaj krimit trans-nacional, që nga shtatori i vitit 2017 deri më nëntor 2019, janë përmbyllur 165 ekstradime, më shumë se sa kanë ndodhur për vite të tëra marrë së bashku”, thuhet në fund të njoftimit.

KALLXO.com kishte raportuar në lidhje me arrestimin e Millosheviq.

Millosheviq dhe Paviqeviq, malazezët e arrestuar mbrëmë në aksionin e policisë

Gjithashtu KALLXO.com kishte raportuar edhe për seancën e paraburgimit për Mario Millosheviqin dhe tre personat e tjerë.

Ekskluzive: Çka thuhet në kërkesën për paraburgim të katër të arrestuarve para dy netësh në Prishtinë?

Në janar të këtij viti, KALLXO.com kishte raportuar se Mario Millosheviq kishte rrahur një tjetër të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë.

I shumëkërkuari nga INTERPOL, Mario Millosheviq rrah një të burgosur në Burgun e Dyzit

E një skandal tjetër i Mario Millosheviqit ishte edhe raportimi se i njëjti kishte tentuar të ik nga burgu i Dyzit duke dhënë ryshfet një zyrtari të Ministrisë së Diasporës.

Gardiani e zyrtari i Ministrisë së Diasporës dyshohen se bënë pazar për arratisjen e malazezit Mario Millosheviq