Maria Bamieh ftohet nga Prokuroria për intervistim

Ish-prokurorja e EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh njoftoi të shtunën se është ftuar për intervistim nga Prokuroria e Shtetit.

Ajo tha se ftesën e pranoi menjëherë pas përfundimit të konferencës për media.

Tutje, Ish-prokurorja e EULEX-it tha se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës dhe do të bashkëpunoj me autoritet kosovare.

Ky është njoftimi i plotë i Maria Bamieh në Facebook:

Ju njoftoj që sot menjëherë pas konferencës për shtyp një zyrtar policor më dorëzoi një ftesë për intervistim nga prokurorja Fitore Sadiku nën dyshimin që kam kam kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete.

E pranova ftesën dhe e njoftova zyrtarin policor që do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet kosovare.

Maria Bamieh

Ish- prokurorja e EULEX-it që sinjalizoi për korrupsion jep detajet e rasteve: Pas dyshimeve të mia dhe raportimit më kanë përjashtuar dhe keqtrajtuar 

www.kallxo.com