Foto: Ilustrim

Maqellarë, 44-vjeçarja vret me thikë vjehrrën

Një 44-vjeçare është arrestuar sot pasi ka goditur me thikë vjehrrën e saj, duke i shkaktuar vdekjen.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M.M., 44-vjeçe, banuese në fshatin Burrim,  Maqellarë, pasi në orët e mbrëmjes në banesën e saj dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) vjehrrën e saj, shtetasen  N.M., 74-vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale  mjetin prerës që dyshohet  se është përdorur nga autorja e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”./Top-Channel