Ilustrim

Maqedonia e Veriut regjistron 50 viktima nga koronavirusi

Maqedonia e Veriut të premten ka regjistruar 50 viktima me koronavurusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19. Ky është numri më i lartë i viktimave që ka regjistruar brenda një dite Maqedonia e Veriut.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktima u regjistruan: 19 në Shkup, 4 në Kërçovë, nga 3 në Kumanovë, Manastir dhe Shtip, nga 2 nga Prilep, Veles, Strumicë, Kocan dhe Kriva Pallankë si dhe nga 1 në Tetovë, Gostivar, Kavadar, Strugë, Ohër, Negotivë dhe Resnjë.

Viktimat ishin të moshës mes 46 dhe 95 vjeç. Dyzetegjashtë prej tyre kanë vdekur nga spitale dhe 4 në shtëpitë e tyre.

Numri i të përgjithshëm i viktimave me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 3. 860, shumica prej tyre në Shkup.

Sipas raportit, janë regjistruar edhe 1.320 raste të reja të infektuar me koronavirus dhe 457 të shëruar.

Nga të infektuarit, 580 janë regjistruar në Shkup, 113 në Manastir, 75 në Kumanovë, 59 në Prilep, 50 në Ohër ndërsa numër më i vogël 29 qytete tjera.

Të dhënat bazohen në testimin e 4.174 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë në Maqedoninë e Veriut.

Deri më tani me COVID-19 janë diagnostikuar rreth 132.000 persona nga të cilët mbi 20.000 janë ende raste aktive.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse, pasi sipas tij “vendi tani ndodhet në fazën më kritike të pandemisë”.

Ai gjatë hapjes së një spitali modular në qytetin e Prilepit tha se institucionet shëndetësore deri më tani me sukses po përballen me valën e tretë të virusit.

Filipçe gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve që të paraqiten për vaksinim, si mundësi e vetme për të luftuar sëmundjen COVID-19./REL