FOTO: Profimedia/ Kossev

Maqedonia e Veriut me 14 pika të testimit për CoVid-19, Kosova me vetëm një pikë

Testimi për coronavirusin prej sot në Shkup do të bëhet në Poliklinikën e Çairit, ndërsa deri në fund të javës edhe në Poliklinikën “Mlin Ballkan”. Edhe dy pika do të hapen në qytetet tjera të Maqedonisë së Veriut, raporton Portalb.

Për dallim prej Maqedonisë së Veriut në Kosovës është vetëm një pikë e testimit për coronavirus, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Sistemi i caktimit në pikat e reja, që janë plotësim i 14 aktuale, do të mbetet sipas parimit të paraqitjes përmes mjekëve amë.

Komisioni nga Ministria, shtoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe e ka kryer kontrollin në të gjitha, përveç në një institucion privat – në të dyja spitalet private “Zhan Mitrev” dhe “Sistina”, në laboratorin “Avicena”, gjatë ditës së nesërme në laboratorin “Bitpazar”, në bazë të së cilës do të bëhet plan për shfrytëzimin e këtyre kapaciteteve, ndërsa në Fondi tashmë punojnë në gjetjen e modelit të bashkëpunimit.

Filipçe përmendi se në pajtim me mendimin e epidemiologëve do të rritet numri i testimeve të nevojshme.

Në Maqedoninë e Veriut, sistemi për testime mobile është i gatshëm dhe ai do të fillojë të zbatohet ditëve në vijim.