Maqedonia e Veriut lidere në Evropë për nga numri i konsumuesve të duhanit

48,4% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut janë duhanpirës, të cilët mesatarisht pinë 20 cigare në ditë.

Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga agjencia lokale “Analitika”, me të cilat Maqedonia e Veriut bëhet lidere në rajon e Evropë, raporton Alsat M.

Me këto statistika, Maqedonia e Veriut hyn në mesin e 10 shteteve të para në botë ku më së shumti konsumohet duhani, respektivisht në kategorinë e shteteve me duhanpirës të rëndë.

Rreth 30% e të rinjve janë duhanpirës, ndërsa numri më i madh i duhanpirëse janë të moshës 45 deri në 54 vjet.

Sipas përkatësisë gjinore, ka më shumë duhanpirës djem/burra, 57,9%, ndërsa 39% vajza/djem.