Ilustrim

Maqedoni e Veriut, shërohet pacientja e parë e cila ishte infektuar me coronavirus

Pacientja e parë me coronavirus në Maqedoni të Veriut është shëruar dhe është dërguar për në trajtim shtëpiak.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni, duke shtuar se ajo në testimin e dytë ka rezultuar negative.

“Ajo është testuar për herë të dytë pas diagnostifikimit të virusit sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe ka rezultuar negativ në testet e bëra”, thuhet në njoftim.

“Gjendja shëndetësore e pacientëve pozitivë me KOVID-19 të cilët mjekohen në Klinikën për sëmundje infektuese dhe gjendje febrile është stabile. Në gjendje stabile është edhe pacientja e parë nga Dibra e cila është në makinën respiratore. Pesë pacientët të cilët po mjekohen në spitalin e Dibrës janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet më tej.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë ka bërë të ditur se nuk është shënuar asnjë raste i ri me coronavirus.

“Nuk ka njerëz të rinj të testuar për koronavirus gjatë natës, ndërsa për momentin priten strishat për testimin e tre personave nga Dibra”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, në më pak se katër ditë numri i të prekurve nga coronavirusi në Kosovë ka arritur në 13. Zonat e prekura janë Vitia, Malisheva, Podujeva dhe Klina.

Numri total i të prekurve me sëmundjen që shkakton coronavirusi, COVID-19, është afro 170,000, ndërsa mbi 6,500 pacientë kanë humbur jetën.

Italia është vendi i goditur më së keqi në Evropë nga coronavirusi, me gati 25,000 të prekur dhe me mbi 1,800 viktima.

Në Kinë, vendin e origjinës së koronavirusit, autoritetet raportojnëpër rënie të numrit të të infektuarve, por ato po bëjnë kontrolle të mëdha të udhëtarëve ndërkombëtarë, pasi 16 raste të reja të importuara janë raportuar më 16 mars.

Evropa mbetet epiqendër e koronavirusit

www.kallxo.com