Kontrollat e policisë në Maqedoninë e Veriut Foto: RTV21

Maqedoni e Veriut: 59 të arrestuar pë mosrespektim të 'orës policore'

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut 102 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 15 persona kanë nënshkruar deklarata për izolim.

Ndërkohë, nëpunësit policorë kanë kryer kontrolle tek personat në izolim dhe vetizolim dhe nuk është evidentuar  asnjë person që nuk e ka respektuar masën e izolimit dhe vetizolimit ka njoftuar 21 Media.

Ndërsa gjatë 24 orëve të kaluara, 75 persona nuk e kanë respektuar ndalimin e lëvizjes, 59 prej tyre janë arrestuar, ndërsa për të tjetër  janë marrë të dhënat dhe do të merren masat adekuate./21Media