Maqedoni e Veriut, 166 raste të reja me COVID-19

Nga gjithsej 1756 teste të realizuara brenda 24 orëve në Maqedoni të Veriut, janë regjistruar 166 raste të reja me coronavirus.

Në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 224 pacientë të shëruar, ndërsa nga ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informojnë se nuk ka asnjë viktimë.

Që nga rastet e para të regjistruara me COVID-19 në këtë shtet, deri më tani, janë shënuar 14.762 persona të infektuar me Covid-19, numri i të shëruarve ka arritur në 11.965, numri i viktimave 606, ndërsa raste aktive për momentin janë 2191./TV21