Maqedoni e Veriut, 10 viktima nga COVID-19 për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 792 raste të reja me COVID-19, nga 9 mijë e 270 testime të realizuara.

Janë shëruar 104 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 10 qytetarë.

Që nga fillimi i epidemisë janë realizuar 1.055.312 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 161.359 pacientë. Janë shëruar 150.774 pacientë, ndërkaq kanë vdekur 5.542 të tjerë. Raste aktive në vend janë 5.043./TV21