Foto: REL/AFP

Maqedoni, 53 raste të reja me coronavirus

53 raste të reja me coronavirus janë regjistruar sot në Maqedoni të Veriut.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti, me këtë numri total i të prekurve me COVID-19, shkon në 483

“Ministria e Shëndetësisë informon se në Klinikën për sëmundje Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë dy pacientë të prekur nga virusi korona, një grua 71 vjeçare nga Lalabunishta e Strugës dhe një burrë 77 vjeç nga Kumanova, të cilët kanë qenë të shtruar në gjendje shumë të rëndë”, ka shkruar në Facebook, Ministri i Shëndetësisë, Fenko Filipçe.

53 rastet e reja të konfirmuara sipas qyteteve janë: 14 nga Struga, 13 nga Shkupi, 8 nga Kumanova, 6 nga Koçani, 5 nga Shtipi, 2 nga Prilepi, 2 nga Tetova, 2 nga Gostivari dhe 1 nga Velesi.

Ai shtoi se janë regjistruar edhe 5 viktima në këtë shtet nga ky virus.

“Instituti i Shëndetit Publik informoi edhe për 2 raste vdekjeje, banor nga Velesi që vdiq para disa ditësh, ndërsa rezultati pozitiv është dëshmuar pas vdekjes; si dhe një shtetasi të huaj që ka jetuar 4 muaj në Shkup. Ministria thekson se edhe pacienti nga Kumanova që ndërroi jetë më 2 prill në Klinikën Infektive, testi i të cilit doli pozitiv, është konfirmuar dje si rast vdekjeje pozitiv me virus. Me statistikën e ISHP-së i njëjti do të evidentohet në raportin e sotëm. Me këtë, në statistikën e sotme janë evidentuar 5 të vdekur nga COVID-19”, ka thënë ministri.

Sipas kësaj, numri i të vdekurve nga virusi corona gjithsej është 17.

Për momentin në Klinikën Infektive të shtruar janë 61 pacientë, 11 prej të cilëve mbahen me frymëmarrje mekanike./RTV21