Maqedonci thotë se sulmi në Ibër-Lepenc kishte për qëllim mohimin e shërbimeve esenciale për qytetarët

Pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit mbrëmjen e së premtes (29.11.2024), ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë në ‘Info Magazine’ të Klan Kosova, ka bërë të ditur se situata tashmë është e menaxhueshme. 

“Ne e kemi tanimë një situatë të menaxhueshme, të gjitha institucionet dhe dikasteret qeveritare janë të koordinuara mes veti si asnjëherë më parë”- ka thënë ai, të shtunën më 30.11.2024. 

Ministri Maqedonci ka deklaruar se ky sulm ishte një akt terrorist kundër infrastrukturës së vendit tonë që për qëllim kishte mohimin e shërbimeve esenciale për qytetarët. 

“Në Këshillin e Sigurisë, zakonisht bëjmë një analizë të situatës, ku në këtë rast, secili dikaster ka paraqitur pikëvështrimin e tij dhe që të gjithë kemi ardhur në konkludim se ky sulm terrorist kundër infrastrukturës kritike të vendit tonë, kishte si objektiv taktik mohimin e shërbimeve esenciale për qytetarët e vendit tonë, si dhe dëmtimin energjetik. Kurse si qëllim strategjik kishte destabilizimin dhe normalisht gjunjëzimin e shtetit të Kosovës përballë këtyre grupeve”, tha Maqedonci.

Përveç kësaj, ministri i Mbrojtjes, e ka qujtur akt të tmerrshëm sulmin në Ibër-Lepenc duke thënë se ky sulm kishte për qëllim shkaktimin e dëmve në masë të madhe, jo vetëm të qytetarëve, por të të gjithë shtetit të Kosovës. 

“Me të vërtetë ka qenë një akt i tmerrshëm që kishte synim dëmtim në masë dhe ky akt patjetër që kërkon një reagim të tillë, por siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që institucionet tona janë duke e bërë të pamundurën, që përveç se të mbajnë në kontroll situatën, të mbështesin qytetarët dhe gjithashtu t’i ndjekin kryerësit e kësaj vepre”- është shprehur Maqedonci.  

Maqedonci thotë se personat që kanë kryer këtë akt, kanë lidhje me Millan Radoiçiqin dhe grupin e tij.

“Personat që e kanë kryer këtë akt terrorist patjetër që do të jenë mbetje operative të Grupit Radoiçiq dhe grupeve të tjera terroriste në Serbi, të cilave u është bërë e pamundur operimi”, tha Maqedonci. 

Ai thotë se përderisa grupi i Radojçiqit dhe gruper të tjera, siç i quan, terroriste, të Serbisë, janë të lira, atëherë ka gjasa që sulmet e  ngjashme si ai i 24 shtatorit në Banjskë, të përsëriten, prandaj dhe thotë se dyshimet e përfshirjes së personave të Radojçqiqit në sulmin në Zubin Potok, janë më të mëdha. 

“Përderisa e kemi të lirë këtë grup edhe rreziku ka qenë gjithmonë prezent dhe sa herë është thënë gjatë kësaj periudhe një vjeçare, ëstë theksuar edhe fakti që rreziku për tu përsëritur diçka  e tillë siç ndodhi më 14 shtator, është prezent ppërderisa jë prezente këmto grupe. 

Madje, Maqedonci deklaroi se për sulmin e mbrëmshëm, ekziston një lidhje me sulmet ajrore të Federatës Ruse ndaj Ukrainës. 

 “Çka është e veçantë e sulmit të natës së mbrëmshme është edhe fakti që çuditërisht është i lidhur me sulmet ajrore që Federata Ruse është duke i bërë në Ukrainë. Pra caku kryesor i sulmeve të fundit të  Federatës Ruse kundër Ukrainës ka qenë pikërisht infrastruktura energjetike dhe si rrjedhojë 1 milion shtëpi në Ukrainë ka mbetur pa energji elektrike. Dhe, kjo bëhet në periudhën e dimrit kur ka nevojë për energji elektrike”, ka deklaruar Maqedonci  

Një shpërthim ka ndodhur më 29.11.2024 në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Vrragë të komunës së Zubin Potokut. Qeveria e Kosovës thotë se ky sulm është dirigjuar e orkestruar nga Serbia e i kryer nga profesionistë.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se tashmë janë bërë arrestimet e para në lidhje me këtë rast.

Këtë sulm e kanë dënuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Europian.Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar më 30.11.2024 se pavarësisht dëmtimit që shpërthimi shkaktoi në kanalin e Ibër-Lepencit, kanë arritur të sigurojnë energji elektrike për vendin përmes vendosjes së gjashtë gypave të përkohshëm, me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit “Kosova B”- ka thënë Maqedonci.

Për këtë çështje, Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në orën 1:30 të mëngjesit të sotëm (30.11.2024), ku ka diskutuar për këtë shpërthim.Në mbledhje, sipas një komunikate për media, u fol për ndërlidhjen e mundshme të rastit të djeshëm, me një sulm të ngjashëm rus në Ukrainë javën e kaluar.

Në këtë mbledhje janë diskutuar edhe masat emergjente që janë marrë dhe po merren për të zbutur pasojat e sulmit dhe për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike në vend.Ndërkohë, ekipe të Misionit Paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë dalë më 30.11.2024 në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur shpërthimi.

Të gjitha lajmet rreth situatës pas shpërthimit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit mund t’i lexoni në artikullin e mëposhtëm.

Sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit – Lajm në Zhvillim