MAPL nënshkruan marrëveshje me disa komuna, shpërndan qindra mijëra euro

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka njoftuar se kanw nënshkruar disa marrëveshje me komunën e Junikut, Mamushës, Rahovecit dhe Suharekës.

Marrëveshja e parë e mirëkuptimit është nënshkruar me kryetarin e komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, vlera e të cilit projekt është mbi 74 mijë euro.

“Ditën e nisëm në Junik për të nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës së Junikut, vlera e projektit është 74.932,00€, prej tyre MAPL bashkëfinancon vlerën prej 50.000,00€, ndërsa Komuna e Junikut vlerën prej 24.932,00€”, thuhet në njoftimin e MAPL-së.

Në Mamushë, Krasniqi ka nënshkruar marrëveshjet e mirëkuptimit me kryetarin e Komunës, Abdülhadi Krasniç, vlera e të cilit projekt është mbi 65 mijë euro.

“Pastaj, vazhduam në Mamushë për të nënshkruajtur Marrëveshjet e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës së Mamushës z. Abdülhadi Krasniç, vlera e projektit është 65.600,00€, prej tyre MAPL bashkëfinancon vlerën prej 45.000,00€, ndërsa Komuna e Mamushës vlerën prej 20.600,00€”, bën të ditur MAPL.

Edhe në Rahovec është nënshkruar i njëjti projekt me kryetarin e kësaj komune, Smajl Latifi. Vlera e këtij projekti është mbi 174 mijë euro.

“Po ashtu, gjatë kësaj dite vazhduam për në Komunën e Rahovecit për të nënshkruajtur Marrëveshjet e Mirëkuptimit edhe me Kryetarin e Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, vlera e projektit është 174.519.05€, bashkëfinancimi nga  MAPL është  në vlerë prej  100.000,00€, ndërsa nga komuna vlera është 74.519.05€”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, me kryetarin Latifi, Krasniqi ka vizituar edhe lagjen e Komunitetit ku MAPL ka investuar në projekte infrastrukturore nga programet e MAPL-së dhe kuzhinën humanitare ‘Te Xhela’.

Tutje, Krasniqi me krytarin e Suharekës, Bali Muharremajn ka nënshkruar marrëveshjet e mirëkuptimit, vlerë e të cilit projekt është 175 mijë euro.

“Në fund, me Kryetarin e Suharekës, z. Bali Muharremaj kam nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit, vlera e projektit është 175.000,00€, prej tyre MAPL bashkëfinancon vlerën prej 100.000,00€, ndërsa Komuna e Suharekës vlerën prej 75.000,00€”, njofton MAPL.

Po ashtu me kryetarin e Suharekës, sipas komunikatës, ministri Krasniqi ka inauguruar projektin për lojërat e fëmijëve dhe vizituar vendin ku do të ndërtohen disa shtëpi  për familje nga komunitetet.