Alban Hyseni- Ditët e Energjisë së Gjelbër 2022

MAPL i përgjigjet kërkesës së kryetarit të Gjilanit për shpërbërje të Kuvendit Komunal

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) iu është përgjigjur kërkesës së kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni për shpërbërjen e Kuvendit Komunal për shkak të mos kalimit të buxhetit.

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Gentrit Musliu ka publikuar përgjigjen e MAPL-së, duke thënë se zyrtarisht u refuzua kërkesa për shpërbërje të Kuvendit dhe kërkoi nga kryetari Hyseni që të reflektoj.

Ai ka kërkuar nga kryetari që të shqyrtojë kërkesat e partive opozitare dhe të ofroj zgjidhje për dalje nga kjo situatë.

“Kryetar, ky është apel publik! Për hir të qytetarëve, pranoni shqyrtimin e kërkesave të partive opozitare dhe ofroni një zgjidhje për dalje nga kjo situatë që nuk i sjell dobi askujt. Kërkesa joligjore për shpërbërjen e Kuvendit ka vërtetuar dështimin tuaj për zgjidhjen e çështjeve përmes kompromisit. Andaj, reflektoni”- ka shkruar Musliu.

Më 02.10.2024 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i ka kërkuar ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, që konform përgjegjësisë ligjore të nisë procedurën për shpërbërjen e Kuvendin komunal të Gjilanit. Si arsye, ai ka dhënë telashet me votimin e buxhetit komunal.

Në vendimin e MAPL të publikuar nga asamblisti i LDK-së, Gentrit Musliu thuhet se “MAPL kërkon nga Kuvendi i Komunës/Kryetari i Komunës që të ndërmarrin veprime konkrete për miratimin e buxhetit”.

Poashtu në vendim thuhet se “MAPL është e gatshme të ofrojë përkrahje dhe ndihmën e nevojshme për zbatimin e plotë të obligimeve që dalin nga legjislacioni i zbatueshëm për vetëqeverisje lokale”.

Kryetari i Gjilanit i kërkon ministrit Krasniqi të nisë procedurën për shpërbërjen e kuvendit të komunës