MAPL: 10.5 milion euro janë ndarë për komunat

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka njoftuar se së bashku me disa donatorë kanë ndarë një shumë prëj 10.5 milion eurove për projekte nëpër komunat e Kosovës.

Sipas një njoftimi MAPL ka treguar se janë nënshkruar 65 marrëveshje me komunat e Kosovës pa dhënë detaje se cilat janë ato.

“Për të qenë sa më transparent dhe bashkëpunues, procedurat e prokurimit dhe realizimit të këtyre projekteve u janë besuar Komunave”- thuhet në njoftimin e MAPL-së në lidhje me tenderët që hapen nga komunat.

Sipas MAPL-së, pasi që projektet nga komunat të realizohen në terret, Ministria do të kryej pagesat dhe njëkohësisht edhe shpenzimin e buxhetit.