Manipulimet me vota, Prokuroria dhe Policia në aksion

Me kërkesë të Prokurorisë së shtetit dhe urdhëresë së Gjykatës, Policia e Kosovës është duke realizuar në këto momente një aksion.

Siç ka njoftuar zyra për informim e forcave të rendit, aksioni lidhet me procesin zgjedhor.

“Mund të konfirmojmë se, në bazë të kërkesës së Prokurorisë dhe urdhëresës së Gjykatës kompetente, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor. Ky operacion i cili është duke u realizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërlidhet me procesin zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Pas denoncimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar rinumërimin e disa vendvotimeve.

Ndërsa, në media rrodhi një video incizim ku flitej për manipulim votash brenda një partie politike.