Foto: KALLXO.com

Manipulime gjatë numërimit të votave, PZAP-ja vendos që të rinumërohen tre vendvotime në Fushë Kosovë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka vendosur që tre vendvotime në Fushë Kosovë të shkojnë në riunimërim të votave.

Kjo pasi PZAP ka miratuar ankesën e kandidates së PDK-së për Asamble, Safete Çitaku.

Vendvotimet që janë vendosur për rinumërim janë 0913E/01D; 0907E/01R dhe 0902E/03R.

PZAP-i ka pranuar ankesën e kandidates Çitaku, pasi që e njejta ishte ankuar se në vendvotimet e lartëcekura kishte manipulim me vota, pas pretendimit të saj se i mungojnë votat e sigurta të familjarëve.

PZAP-ja pasi që ka shqyrtuar provat ka konstatuar se ka mospërputhje të rezultateve të shpallura nga KQZ-ja me Formularët e Rezultateve të Kandidatëve dhe Formularit Përfundimtar të Rezultatit, pasi që vërehet se ka pasur përmisim të votave.

Ndërsa një ankesë të kandidates në fjalë, PZAP-ja e ka refuzuar, me arsyetimin se për vendvotimin për të cilin është bërë ankesa, është vendosur më herët për rinumërim.

KËTU mund ta gjeni vendimin e plotë të PZAP-së.