Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Manaj: Abelard Tahiri në Komision e mbështeti Projekt-kodin civil e në Kuvend jo

Ish-deputeti i LDK-së dhe ish-kryetari i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj, tha se deputetët e PDK-së, më konkretisht, ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, nuk e ka votuar Projekt-kodin civil në Kuvend.

Ai tutje tha se në Komision Tahiri e kishte mbështetur, kurse në seancë nuk e ka votuar në parim.

“Kodin Civil e kanë mbështetur në Komision për Legjislacion, kur jemi shku në Kuvend nuk e kanë votuar në parim. Kodi Civil është projekti ma strategjik pas Kushtetutës. As VV-ja as PDK-ja s’e kanë votuar në seancë”, tha Manaj në debatin ‘Kallxo Pernime’.

Tutje Manaj tha se asnjëri nga deputetët e PDK-së s’e kanë përkrahur këtë Projekt-kod.

“Ka pasur tentativa me nxjerr Projekt-kodin civil edhe para se me shpall Kosova pavarësinë dhe UNMIK-u e ka ndërpre këtë proces me kërkesë të Serbisë, e sot s’kemi Kod Civil, edhe 12 vjet pas pavarësisë, për herë të parë  ka ardhur, PDK e ka mbështetur në Komision, edhe Abelardi edhe Evgjeni Thaëi, por në Kuvend s’e kanë votuar as në parim me kalu ky Kod Civil”, tha më tej ai.

Më 21 tetor të vitit 2020, Kuvendi i Kosovës me mungesë kuorumi nuk e ka miratuar Kodin Civil, i cili harmonizon  dispozitat ligjore të së drejtës civile si marrëdhëniet e  detyrimeve, kontratat e detyrimeve tjera nga shkaktimi i dëmit, pasurimi i pabazë, ligjet e pronësisë dhe të drejtave tjera sendore dhe ligjit të familjes dhe ligjit të trashëgimisë.

Kuvendi nuk miraton projekt-Kodin Civil

.