
foto: Ilustrim
Mamushë, vdes një person pasi u rrokullis me traktor
19.5.2022 - 10:14
Një person në Mamushë dyshohet se deri sa ka qenë duke e punuar tokën bujqësore me traktor, është rrokullisur dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Sipas Policisë së Kosovës, njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.