Mamushë, këmbësori goditet nga vetura

Një person ka goditur me veturë një këmbësor në rrugën ‘Xhumrije’ në Mamushë dje në orën 16:20.

Këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

“I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.