Mamushë, breshëri shkaktoi dëme mbi 2 milionë euro në bujqësi - DOKUMENT

 

Kokrrat e mëdha të breshrit që kanë rënë në 19 dhe 20 maj, kanë shkaktuar dëme të mëdha në Mamushë.

Kryetari i kësaj Komuna Abdylhadi Krasniq, ka njoftuar se një Komision për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi ka përpiluar një raport sipas të cilit sipërfaqet e serave të dëmtuara nga breshëri i datës 19 maj janë mbi 100 hektarë.

Në raportin e përgatitur nga ky komision vlerësohet se dëmi i shkaktuar nga breshëri dhe të reshurat kap shumën prej 2,207,000 euro.

Rreth 1 milion e 500 mijë euro është dëmi i shkaktuar për foli – najlon për sera tipit Blok dhe Tunel.

Ndërsa dëme të shkaktuara në fushë të hapur në kultura bujqësore si: lakra, pjepri, shalqi, kungull dhe produkte tjera kap shumën prej 664 mijë euro.

Me këtë raport kryetari i Komunës së Mamushës e ka njoftuar edhe Ministrin e Bujqësisë Besian Mustafa, nga i cili ka kërkuar ndihmë financiare për tejkalimin e kësaj gjendje.