Malisheva

Malishevë, vidhet arka me para në barnatore

Në rrugën ‘Hamdi Berisha’ në Malishevë është vjedhur arka e një barnatoreje.

Në raportin e policisë thuhet se personi i cili ka raportuar rastin, ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar më forcë në barnatore dhe kanë vjedhur arkën me para të gatshme.

Policia njofton se njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes

Incidenti ka ndodhur më 22 nëntor pas mesnate.