Malishevë, vetura godet fëmijën këmbësor

Një fëmijë këmbësor ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një automjet.

Rasti ka ndodhur në Malishevë mbrëmë rreth orës 19:15.

Sipas Policisë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori (fëmijë), i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.