Malishevë, vdes një 6 vjeçar pasi kërceu nga vetura

Një fëmijë i moshës gjashtë vjeçare nga fshati Lubishtë i Komunës së Malishevës ka vdekur mbrëmë në QKUK.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Ai tha se fëmija ishte vetaksidentuar me datën 10 korrik si pasojë e kërcimit nga  vetura  të cilin vet viktima e kishte vënë në lëvizje.

“ Rasti ka ndodhë me datën 10 korrik, në fshatin Lubishtë të Malishevës. Një fëmijë i moshës 6 vjeçar ka hipur në automjetin i cili ka qenë i ndalur, dhe e ka vënë në lëvizje automjetin, në ndërkohë ka tentuar të kërcejë nga automjeti dhe aty ka marrë lëndime të rënda trupore. Deri mbrëmë ka qenë në QKUK, mbrëmë kemi marrë informacione që i njejti ka ndërru jetë si pasojë e lendimeve”, tha Graishta.