Ilustrim

Malishevë - Vajza rrah nënën e saj, arrestohet

Një grua është arrestuar dje në Malishevë. Ajo dyshohet se ka rrahur nënën e saj, e cila më pas kishte pranuar tretman mjekësorë.

Në raportin e Policisë thuhet se nëna me të bijën kishin një mosmarrëveshje, dhe si pasojë e kësaj kjo e fundit ka sulmuar nënën e saj.

E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.