Ilustrim

Malishevë, tre të arrestuar për posedim të substancës narkotike

Në fshatin Bellanicë të Malishevës, tre burra janë arrestuar pasi që i janë gjetur një gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një mulli dhe dy qese mbështjellëse.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:10.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen.

Rasti është në procedurë të rregullt, ka njoftuar Policia e Kosovës.