Ilustrim

Malishevë, qytetari raporton në polici se u kafshua nga qeni

Një person ka raportuar tek organet e rendit se është kafshuar nga një qen, derisa ishte duke punuar në pronën e tij.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 17:40 në Malishevë.

Sipas raportit policor, lidhur me rastin viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa poashtu është intervistuar pronari i qenit.

Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si shkakim i rrezikut të përgjithshëm.