Ilustrim

Malishevë, punëtori i KEDS-it lëndohet në vendin e punës

Një punonjës i KEDS-it ka pësuar lëndime trupore në vendin e punës.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në fshatin Rud të Malishevës.

Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar në Spitalin e Gjakovës.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si rrezikim i sigurisë në vendin e punës.