Komuna e Malisheves. Malisheve. 28.05.15 Photo: Atdhe Mulla

Malishevë, personit të varrosur dje i dalin sot rezultatet për COVID-19

Komuna e Malishevës ka njoftuar për rastet e reja me COVID-19. Dy rastet e reja në këtë komunë janë nga fshati Carrallukë dhe Lladrovc. Por, siç njofton komuna, njëri nga rastet është konfirmuar pas vdekjes.

“Bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar dy raste të reja me COVID-19, në fshatrat Carrallukë dhe Lladrovc, mirëpo njëri rast është i konfirmuar pas vdekjes, edhe pse në konfirmim nuk sqarohet se personi ka vdekur, por vetëm konfirmohet se është prekur me COVID-19.  I njëjti person ka vdekur dhe është varrosur gjatë ditës së djeshme, ndërsa konfirmimi se është pozitiv me COVID-19, ka ardhur gjatë ditës së sotme”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Ky është njoftimi i plotë i Komunës së Malishevës:

Komuna Malishevë

Regjistrohen dy raste të reja me COVID-19 në Malishevë, njëri prej tyre konfirmohet pas vdekjes

Malishevë, 24 gusht

Bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar dy raste të reja me COVID-19, në fshatrat Carrallukë dhe Lladrovc, mirëpo njëri rast është i konfirmuar pas vdekjes, edhe pse në konfirmim nuk sqarohet se personi ka vdekur, por vetëm konfirmohet se është prekur me COVID-19.

I njëjti person ka vdekur dhe është varrosur gjatë ditës së djeshme, ndërsa konfirmimi se është pozitiv me COVID-19, ka ardhur gjatë ditës së sotme.

Për këto vonesa edhe më herët Komuna e Malishevës ka shprehur shqetësimin e saj dhe të njëjtën e ka bërë edhe gjatë ditës së djeshme.

Përndryshe, situata me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, janë regjistruar 188 raste të prekur me COVID-19, prej tyre 143 janë shëruar, 17 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 28.