Malishevë, pas vdekjes konfirmohet se ishte i prekur edhe nga COVID-19

Në mesin e 4 personave që kanë vdekur dje nga COVID-19 është edhe një qytetar nga fshati Ngucat i Malishevës.

57-vjeçari H.E. ka vdekur dje në mëngjes dhe pas vdekjes është konfirmuar se ka qenë i prekur edhe nga COVID-19.

Kështu ka njoftuar Komuna e Malishevës në njoftim të bërë publik në Facebook.

Me këtë person numri i të vdekurve nga komuna e Malishevës nga COVID-19 shkon në 4.