Malishevë, parkingu i Komunës vihet në shërbim të mërgimtarëve

Komuna e Malishevës ka njoftuar se parkingu në oborrin e Komunës nga sot e deri më  21 janar do të jetë në shërbim të mërgimtarëve.

Sipas njoftimit, në këtë parking ndalohet parkimi i automjeteve private për të gjithë punëtorët e administratës dhe zyrtarëve komunalë.

Njoftimi i plotë:

Parkingu i Komunës së Malishevës nga sot e deri më 21 janar do të jetë në shërbim të mërgimtarëve

Malishevë, 21 dhjetor

Në emër të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha, ka urdhëruar Drejtorinë e Adminsitratës, që duke filluar nga dita e sotme, 21 dhjetor 2020, e deri më 21 janar 2021, parkingu në oborrin e komunës, të jetë në shërbim vetëm të mërgimtarëve dhe ndalohet parkimi i veturave nga zyrtarët komunal apo veturat tjera private.

Në urdhëresën administrative, 01/1379 të datës 21/12/2020, urdhërohet Drejtoria e Administratës, që përmes shërbimit të sigurimit, të  ndaloj parkimin e automjeteve private në oborrin e komunës për të gjithë punëtorët e administratës së komunës dhe të gjitha veturat tjera private, nga ora 08:00-16:00, për shkak të lirimit të hapësirës së mjaftueshme për parkim gjatë marrjes së shërbimeve komunale, për të gjithë mërgimtarët e Komunës së Malishevës dhe më gjerë.