Malishevë, një person i vdekur, dyshohet se është vetëvrarë

Stacioni i Policisë në Malishevë sot rreth orës 10:00 është njoftuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë se nga familjarët është sjellë një person pa shenja jete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Viktima është nga fshati Shkozë.

Me të marrë informacionin, Policia ka shkuar në QKMF ku ka takuar mjekun kujdestar dhe familjarët e viktimës.

“Sipas mjekut  viktima është sjellë nga familjarët në emergjence pa shenja jete dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Xhurkaj për KALLXO.com.

Lidhur me rastin janë  informuar te gjitha njësitë përkatëse policore, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur armën me të cilën dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje.

Për rastin ne fjalë është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër te tij trupi pajetë i viktimës merret nga IML – Prishtinë për obduksion.