Foto: Ilustrim

Malishevë, një i lënduar në aksidentin mes një veture dhe një traktori

Në fshatin Terpezë të Malishevës sot rreth orës 16:40 ka ndodhur një aksident trafiku mes një traktori dhe një veture.

Në këtë aksident është lënduar një person.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, i cili ka bërë të ditur se sipas të dhënave nga mjeku, i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.

I lënduari fillimisht është dërguar në QKMF në Malishevë e më pas në QKUK.

“Në  fshatin Terpezë është raportuar aksident trafiku në mes një traktori dhe një automjeti. Shikimi i vendit të ngjarjes është bërë nga Njësia e Trafikut Rajonal dhe bazuar nga informatat e para, si pasojë e aksidentit ka edhe një të lënduar (sipas të dhënave të deritanishme të pranuara nga mjeku, i aksidentuari është jashtë rreziku për jetë)”, ka bërë të ditur Elezi për KALLXO.com.