Arrestimi i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Malishevë, ndalohet arsimtari, dyshohet se goditi me shuplakë një nxënës të mitur

Policia e Kosovës ka intervenuar në shkollën e mesme të ulët “Dëshmorët e Fshatit” në Bubavec të Malishevës.

Në këtë shkollë dyshohet se arsimtari ka goditur me shuplakë një nxënës.

Gjatë intervistimit të të dyshuarit, ai ka deklaruar se ka pasur një problem me një nxënës të kësaj shkolle të cilin e kishte goditur me shuplakë pasi qe nxënësi ishte problematik edhe herave tjera.

Rasti ka ndodhur sot në orën 18:00.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Gjakovës, Nystret Xhurkaj, ka thënë për KALLXO.com se  nxënësi posedon raport mjekësor dhe sipas mjekut nuk ka lëndime trupore.

“Viktima është intervistuar në prezencën e prindit dhe zyrtarit te QPS-Malishevë.  Në konsultim me prokurorin kujdestar rasti iniciohet si më lart dhe i dyshuari ndalohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes”, ka thënë zyrtari policor.

Për një rast të njëjtë KALLXO.com raportoi sot se ka ndodhur në Gjilan.

Një mësimdhënës në Gjilan është arrestuar nën dyshimet se ka rrahur një nxënës.