Malishevë, lëndohet në vendin e punës, dërgohet në QKUK
10.5.2020 - 11:48
Një person ka pësuar lëndime trupore teksa ishte duke punuar.
Rasti ka ndodhur në Malishevë dje rreth orës 12:00.
Sipas Policisë, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Njësia policore dhe inspektori i punës kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rasti po trajtohet si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës