Foto: Policia e Kosovës

Malishevë, konfiskohet arsenal armësh e municioni

Zyrtarë policorë të stacionit policor të Malishevës me urdhër të Gjykatës së Gjakovës kanë kryer dje kontrolle në dy lokacione në kërkim të armëve ilegale në rajonin e Malishevës.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, sipas njoftimit të Policisë, tek i dyshuari i parë në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar: pushkë automatike “Kallashnikov” dhe një karikator, pistoletë “BRUNI MOD.92” cal. 8 mm, karikatori 18 copë fishekë.

Kurse në lokacionin e dytë janë gjetur dhe sekuestruar këto armë: pushkë automatike “Kallashnikov”, pushkë automatike “Kallashnikov”, pushkë ajrore “Bereta” cal. 6 mm, municion 61 copë cal. 7.62 mm, karikatorë (6 copë), këllëf i revoles (1 copë), sprej (1 copë), helmeta (2 copë), pranga (1 copë).

I dyshuari për rastin e parë është liruar, ndërsa për rastin e dytë janë ndaluar dy të dyshuar, të cilët me urdhër të prokurorit ndalen në mbajtje për 48 orë.