Malishevë, Komuna u siguron maska e dezinfektues familjeve në kushte të vështira ekonomike

Kuvendi Komunal i Malishevës ka marrë sot një numër vendimesh në mbështetje të qytetarëve, punonjësve, organizatave dhe institucioneve.

Një prej vendimeve parasheh që familjet në asistencë sociale të furnizohen me maska shumëpërdorimëshe dhe dezinfektues.

Po ashtu, vendimi i Kuvendit parasheh pako ushqimore dhe higjienike për fëmijët e moshës 0-3 vjeç të familjeve me asistencë sociale.

Kështu ka bërë të ditur asamblisti i Vetëvendosjes, Alban Krasniqi.