Malishevë- Inspektorati mbyll disa lokale afariste

Në komunën e Malishevës janë mbyllur lokalet që nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë.

Sot, është zhvilluar një aksion kontrolli nga Drejtoria e Inspektoratit në Malishevë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Ky aksion kontrolli ka përfshirë lokalet afariste të cilat kanë thyer urdhëresat dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës, për mos ofrim të shërbimeve.

Si pasojë e kësaj janë mbyllur disa lokale, ndërsa personat përgjegjës janë shoqëruar në Polici.

Në këtë komunë, përmes urdhëresës se sotme, Inspektorati komunal ka njoftuar bizneset se nuk kanë të drejtë të punojnë deri në vendimin e radhës.

Këto urdhëresa kanë për qëllim parandalimin e përhapjes se virusit COVID-19, e sidomos tashmë që në komunën e Malishevës janë regjistruar 62 raste pozitive.

Në Kosovë, deri më tash janë konfirmuar 170 raste pozitive me COVID-19, 24 raste të shëruara, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 4.