Malisheva

Malishevë, ia vjedh pasaportën me vizë italiane dhe tenton të dalë jashtë Kosovës

Një vjedhje është raportuar se ka ndodhur para pesë ditëve në Malishevë.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, një person ka raportuar se një i dyshuar i kishte vjedhur dokumentet personale, pasaportën e Kosovës me vizë italiane dhe letërnjoftimin e Kosovës.

Sipas njoftimit, i dyshuari me dokumentet e ankuesit kishte tentuar që të dalë jashtë Kosovës, por nga policia kufitare gjatë verifikimit ishte vërejtur se nuk janë dokumentet e të dyshuarit dhe ia kanë konfiskuar ato.

Në lidhje me këtë rast është intervistuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar.