Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Malishevë, hetohet vdekja e një personi

Një person pa shenja jete është dërguar nga familjarët e tij në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Personi i vdekur është i gjinisë mashkullore.

Policia njofton se rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 23:50.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes.