Foto: Ilustrim

Malishevë, gruaja shantazhohet me publikim të fotografive

Një burrë nga Malisheva është arrestuar  nën dyshimet për shtrëngim dhe ngacmim seksual.

Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që i njëjti i kishte bërë presion viktimës se nëse nuk del me të do t’i publikonte fotografitë e saj.

I dyshuari për këtë rast me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet si shtrëngim dhe ngacmim seksual.